Gazetarja Klodiana Lala ka bërë një deklaratë të bujshme në emisionin Opinion, teksa ka thënë se në muajin korrik në Vaqarr është asgjësuar një parcelë e konsiderueshme me kanabis.
Ajo thotë se kjo nuk është bërë publike për shkak se ka një hetim nga SHÇBA për policët e komisariatit Nr 6 që dyshohen për dekonspirim të operacionit.
“Në rrethinat e Vaqarrit në Korrik është asgjësuar një parcelë e konsiderueshme me kanabis, që nuk ështrë bërë publike, për mediat.
Mua më rezulton një hetim i çelur nga SHÇBA për policët e komisariatit Nr 6 që dyshohen për dekonspirim të operacionit. Në punën tonë të përditshme konstatojmë që policia mund të kryejë operacione antikanabis, që nuk bëhen publike për mediat. Dhe çfarë ndodh? Ndodh që relativiziohet fenomeni, që më pas degjeneron në histori vrasjesh, pengmarrjesh, përplasjesh për pagesa e me radhë”, u shpreh gazetarja.