Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri deshmoi per 45 minuta në Prokurorine e Pergjithshme lidhur me deklaratat e bera ndaj gjyqtarit Arian Aliaj.
Me pas ai dha nje prononcim për mediat pas dëshmisë në Prokurori lidhur me kallëzimin ndaj tij nga KLD:
“Iu përgjigja thirrjes së Prokurorisë për të dhënë sqarimet e mia lidhur me deklaratat që kam bërë ndaj gjyqtarit Aliaj, pas një kallëzimi nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë”, u shpreh Tahiri pasi doli nga prokuroria duke iu pergjigjur me pas dhe interesit të medias. Por pyetjet qe e habiten disi dhe per te cilat dha pergjigje te shkurtra ishin ato te gazetares se TVSH. Sipas saj,ka nje urdher-arresti per Tahirin, por mbetet peng i paekzekutuar pasi nuk po gjejne gjyqtar te paster, per te firmosur urdherin. Tahiri e priti pak me te qeshur pyetjen, por me pas dha nje pergjigje.
Gazetarja e TVSH: Ju personalisht keni patur çështje gjyqësore, keni patur probleme me gjyqësorin, ju dhe familja juaj. Mos është kjo një “luftë personale”? Dhe flitet se ka një urdhër-arresti të firmosur nga prokuroria, por që ngelet peng se nuk po gjejnë gjyqtarin e pastër, sipas tyre për ta firmosur urdhrin.
Saimir Tahiri qesh: Nuk e kuptova pyetjen. Flitet që ka një urdhër arresti…?
Gazetarja e TVSH: Për ju! Në lidhje me çështjen e përgjimeve, por flitet se nuk po e gjejnë gjyqtarin.
Tahiri: Nuk dua të merrem fare me këtë. Nëse keni çështje konkrete adresojini në institucionet përkatëse. Mua me mbetet vetëm të përsëris ato qe kam thene.
Gazetarja: Që?
Saimir Tahiri: Unë nuk merrem me këtë. Çështjen konkrete ta vlerësojnë institucionet përkatëse. Mua më mbetet të përsëris atë që kam thënë. Që gjithçka kam deklaruar në çdo deklaratë dhe mundësi që kam pasur për të komunikuar nëpërmjet jush me publikun për sistemin gjyqësor në tërësi, apo duke drejtuar gishtin nominalisht për ata gjyqtarë, unë i qëndroj pikë për presje dhe nuk lëviz asnjë sekondë me çdo kosto
(d.b/BalkanWeb)