Me këtë çmim nderohen personalitete të shquara nga e mbarë bota, njerëz dhe organizata për kontributet e tyre nga fusha e shkencës, letërsisë, politikës, arteve dhe sportit! Ky çmim i cili është nën kujdesin e UNESCO-s jepet që nga viti 1985.
Shkrimtarja Alketa Gashi Fazliu do të nderohet për kontributin e saj në fushën e letërsisë, arteve dhe të mirës së përgjithshme. Kjo ngjarje e rëndësishme kulturore do ta mbahet në ishullin e Salaminës me prezencën e autoriteteve kulturore dhe bashkiake të qytetit dhe përfaqësueseve nga UNESCO.
Lajmin e ka konfirmuar për RTKLive, vetë gazetarja Gashi-Fazliu.
Ceremonia e dhënies së çmimit mbahet në muajin tetor në Greqi dhe Alketa është fituesja e edicionit të 39-të të ndarjes së këtij çmimi!. Çmimi do të ndahet nga presidenti i organizatës ndërkombëtare për Zhvillimin e Shpirtit dhe Artit “Kafja e ideve” profesor Dinos Koubatis.