Gazetarja shqiptare, Genta Hodo ishte e ftuar së fundmi në emisionin “Friend zone” në Abc dhe vendosi të bënte një dalje ndryshe në ekran. Genta protestoi në mënyrën e saj dhe guxoi të dalë me asnjë pikë grimi në fytyrë.
“E ftuar në ‘Friend Zone’ në ABC, vendosa të dal pa makeup fare. Nuk po përpiqem të tregoj ndonjë farë guximi: Tani që flasim, ka fëmijë që shkojnë në lu ftë. Megjithatë, me gjithë çështjet më të rëndësishme, unë e di se shoqëria prapë e gjen mënyrën të fokusohet tek sipërfaqësorja, sidomos kur bëhet fjalë për gratë. Këtë e tregoi edhe reagimi në rrjetet sociale kur panë se Miss Ukraina shkoi në luftë. Prandaj, duke parë gjithë çfarë po ndodh, dhe pikërisht sepse bota ka çështje më të rëndësishme, kjo qe protesta ime e vogël”, shkroi Genta duke dhënë një mesazh të fortë.