Gazetarja Anila Basha u bë sot nënë për herë të parë. Pas një shtatzënie të fshehtë, ajo solli në jetë një djalë. Ajo dhe i vogli janë shëndoshë e mirë.
Lajmin e lumtur e dha vetë ajo përmes një postimi në Instagram. “Aristotel Basha erdhi në jetë në orën 11:37 të ditës së sotme. Im bir erdhi në këtë jetë në kohë koronavirusi, por do kemi ç’të tregojmë. Unë dhe Aris jemi shumë mirë,” shkruan Anila dhe falenderon stafin mjekësor që u kujdes për të.
Babai i gazetares, i cili u nda nga jeta dy vjet më parë, quhej Aristotel. Djalin e quajti Aris për të përkujtuar të atin me të cilin ishte shumë e lidhur.
Newsbomb, portali i themeluar nga Basha, shkruan se ajo ishte në detyrë deri në çastet e fundit të shtatzënisë.
Jetë të gjatë Aris!