Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka publikuar në rrjetet sociale, një foto ku ndodhet në mes të një parcele me kanabis.
Gazetari “sfidon” publikisht kryeministrin Edi Rama, ndërsa shkruan “Në pyjet me kanabis ka jetë. Përshëndetje zoti kryeministër”.
Më tej, ai thekson se nën qeverisjen e Edi Ramës, kanabisi ka arritur çmimin rekord, ndërsa ironizon duke thënë se ‘, Shqipëria e ka te garantuar edhe për një vit tjetër, brand-in e saj europian, Made in Albania…”.
Gjithashtu Artan Hoxha bën edhe një paralajmërim të fortë, ndërsa shkruan se së shpëjti do të publikojë së shpejti një histori ekskluzive, që duket se ka të bëjë me Veriun e Shqipërisë.
LEXO EDHE: “Duhet lidhur dhe i duhet bërë electroshock”/ Paralajmëron ish-ministri: Rama do paditet për genocid
“Mirëmëngjes Shqipëri…
Me kasketë të vjetër, në kanabisin e ri..
Në pyjet me kanabis ka jetë.
Pershëndetje zoti kryeministër.
Nën kujdesin e veçantë të qeverisë suaj, Shqipëria e ka te garantuar edhe për një vit tjetër, brand-in e saj europian, Made in Albania…
Si asnjëherë më parë, çmimi për kilogramë ka thyer rekord.
Nga 1300 euro deri 1600 euro për kg, në varësi të cilësisë, me blerje direkt në fund të parcelës.
Bëni durim, në ABC Neës një histori ekskluzive po bëhet gati…
A kemi zgjedhje përpara apo jo?!
Foto: North Albania 2 tetor 2020…”-shkruan Artan Hoxha.