Momentet kur ka shkëmbyer puthje në buzë me të ftuarat gjatë transmetimit direkt kanë qenë ndër më të ndjekura.
Arian Çani, i ftuar në ‘Why Not’ nga Roza Lati, i njohur si gazetari që theu çdo tabu ka treguar sa femra ka puthur ndër vite.
“Duhet të jenë disa, por nuk i kam numëruar sepse janë të gjitha të huaja. Të huaja, sepse me shqiptaret është shumë vështirë se është ose një baba që i shikon, ose një vëlla, ose një djalë xhaxhai. Zakonisht këta të tre duhet të jenë ose me pistoletë, ose me kanun kështu që shqiptarët kanë frikë. Jo se nuk duan, por kanë frikë,” – u shpreh ai.
Kur u pyet për të dashurat që ka patur gjatë jetës, ai tregoi se janë shumë pak. Ndërkohë që femra që i ka patur kalimtare janë pafund. / Ora News