Seriali i familjes mbretërore “The Crown” ka grumbulluar mirënjohje për aktorët e saj, por ka qindra pasaktësi dhe është thuajse poshtërues ndaj individëve të gjallë ose të vdekur kohët e fundit.
“The Crown” është seriali më i komentuar i momentit, po vetë familja mbretërore çfarë mendon për të?
Seriali i ri i Neflix duket si një trillim dhe ofendim. Skenaristi, Peter Morgan, pranon:
“Ndonjëherë duhet të braktisësh saktësinë, por nuk duhet të braktisësh kurrë të vërtetën.”
Por, cilat pjesë ishin të vërteta dhe cilat të gabuara? Ishte një histori e rreme. Fjalët dhe veprimet e individëve të gjallë u sajuan për t’iu përshtatur një komploti që mund të ishte shkruar nga mbështetësit më të mëdhenj të Dianës.
Gazetari kundër serialit ‘The Crown’: Është
Historiani Hugo Vickers tashmë ka detajuar tetë trillime të plota në serinë e re, të gjitha karikaturat e familjes mbretërore në dritën më të keqe të mundshme.
Historia e rreme është realiteti i rrëmbyer si propagandë. Siç nënkupton Morgan, filmi i tij mund të mos jetë i saktë, por qëllimi i tij është të ndajë një të vërtetë më të thellë me audiencën e tij: që familja mbretërore u sollën si kafshë me Dianën. A do të na thuhet më tej se ishin ata që e vranë në të vërtetë?
Kur miliona shikuesve u thuhet se të dyja, Diana dhe Thatcher ishin poshtëruar nga familja mbretërore në Balmoral, ne nuk duhet të mbështetemi te dikush si Vickers për t’u përgjigjur se kjo është krejtësisht e pavërtetë. Korrigjimi do të kalojë me miliona shikues.
Ligjet e privatësisë dhe shpifjeve janë krijuar me vite për të mbrojtur individët kundër mbikëqyrjes dhe ndërhyrjeve gjithnjë e më shumë në jetën personale. Shumica e njerëzve i mbështesin dhe një numër në rritje i përdor ato.
“The Crown” ka marrë liritë e saj duke u mbështetur në ngurrimin e mirënjohur dhe të ndjeshëm të familjes mbretërore, për t’u drejtuar në gjykata. Kjo është një licence artistike frikacakësh.
Historia e rreme është një lajm i rremë i ngulitur. Sigurisht, një film, një krijim, mund të ketë elemet trillimi apo imagjinate, por duhet të ketë një kufi dhe një rregullim, ose në rast se përmbajtja ka kaq shumë lajme të rreme, të paktën të shfaqë një ikonë në pjesën e sipërme të ekranit: “Trillim” (Fiction).
Përshtatur nga Simon Jenkins.
Burimi: The Guardian