Ashtu siç e kishte premtuar edhe më parë, gazetari i departamentit të lajmeve në Top Channel, Muhamed Veliu, ka paditur pranë Gjykatës së Rrethit në Tiranë dy prej kryeredaktorëve të portalit lapsi.al, Armand Shkuallaku dhe Andi Bushati.
Muhamed Veliu me anë të një komunikate për shtyp ka bërë publike edhe akuzat e padisë së ngritur ndaj dy kolegëve të tij:
PADI PËR SHPIFJE NDAJ LAPSI.AL DHE BOTUESVE ARMAND SHKULLAKU DHE ANDI BUSHATI.
Pas asaj që përjetova në Britaninë e Madhe rreth 9 vitë më parë, një betejë ligjore e fituar denjësit dhe me të drejtë në Gjykatën e Lartë Mbretërore me gazetën Bota Sot, e cila është kthyer në rast studimor në univeristet e gazetarisë atje, nuk ma kish pritur kurrë mendja që do të gjendesha përsëri, përballë të njëjtës situatë . Por siç thonë dhe anglezët: “Never say never” (Kurrë mos thuaj kurrë). Dhe ja ku jam sot sërish në dyert e Gjykatës së Tiranës, për të nisur një betejë sa njerzore ashtu dhe profesionale, kundër shpifjes në gazetari. Ky është një profesion ku përpos përgatitjes, devotshmërisë dhe pasionit kërkon dhe sinqeritet përballë publikut, se në fund të fundit, kontrata ime është me ta. Për ne, në këtë profesion nuk mjafton një jetë për të përmbushur misionin unikal që ka gazetaria. Sot në Shqipëri, disa nga portalet informative, jo vetëm që kanë tejkaluar c’do skaj moral të informimit të publikut, por krejt cuditërisht janë kthyer në denigrues dhe përçmues të profesionit të gazetarit/reporterit. Andaj, me bindje e besimplotë se e drejta do të vihet në vend ashtu sic i ka hije një vendi që aspiron familjen Europiane, sot së bshku me avokaten time Arnida Çapi dorëzuam në Gjykatën e Tiranës padinë civile ndaj Lapsi.al dhe botueve të këtij portali Armand Shkullaku dhe Andi Bushati për artikullin shpifës ndaj meje me titull “Merkel i përgjigjet ftohtë pyetjes së parpërgatitur të TopChannel” datë 8 Korrik 2015, ku shpifet se: “Muhamed Veliu merr gjithnjë pyetje të gatshme nga zyra e shefit të qeverisë. Nuk do doja kurrë të isha në një betejë ligjore përballë asnjë kolegu gazetar, por përballë cenimit te reputacionit tim professional dhe personal, jam i detyruar ti drejtohem Gjykates. Thonë që drejtësi është e vërteta në veprim, për punën tonë e verteta nis që në orët e para të mengjesit e mbyllet bashkë me ditën tonë. E nëse drejtësia jonë, drejtësia e këtij vendi, do të vendosë pikat mbi i për këtë cështje, gjithcka që do të më akordohet nga vendimi i gjykatës, si dëmshpërblim në formën mometare, do ta përdor në blerjen e literaturës dhe studime për shpifjen, të cilat do ti dhurohen Fakultetit të Gazetarisë në Universitetin e Tiranës. Në mënyrë që gazetarët e ardhshëm të këtij vendi të kuptojnë më mirë se cfarë do të thotë ti përdorësh fjalët për shpifje. Unë e dua këtë profesion, dhe nuk do lejojë askënd që vitet e investuara në të, të cënohen, dëmtohen dhe shtrembërohen nga qëllime meskine apo goditje poshtë brezit.
Në fillimin e muajt Korrik, kancelarja gjermane vizitoi Shqipërinë, pjesë e rendit ditor ishte edhe koferënca për mediat. Një ndër gazetarët që i drejtuan pyetje ishtë edhe Muhamed Veliu përfaqësuës i Top Channel.
Por mesa duket, Muhamedi nuk do të kenë një përfitim personal rreth kësaj çështjeje, pasi ashtu edhe siç ai ka deklaruar të gjitha vlera monetare, nëse ky proçes gjyqësor shkon në favorin e paditësve do të shkojnë në vlerë materiale, pranë Fakultetit të Gazetarisë Tiranë.
IMA / J.Kasaj