Gazetari Mentor Kikia thotë se media dikur ishte nën presionin e pushtetit, por kishte më shumë vlerë pasi ishte vetë pushtet, ndërsa sot është biznes.
Në emisionin Noë në Euroneës Albania, Kikia kujtoi se edhe vetë si gazetar ishte rrahur nga njerëzit e pushtetit, por me gjithë presioni media kishte frymën që nuk e ka sot dhe që sipas tij nuk ka për t’u rikthyer.
“Kishte presion nga pushteti, dhunë. Personalisht jam rrahur nga njerëz të pushtetit, nga agjentë të SHIK-ut. Kam qenë bashkë me kolegun Afred Peza, jam ndaluar, jam arrestuar. Kisha bërë një shkrim që s’i kishte pëlqyer prokurorit të Tiranës që kishte dhënë urdhër: merreni, arrestojeni. Por në këto kushte presioni, media kishte më shumë vlerë; ishte pushtet, sot është vetëm biznes”, tha Kikia.