Deklarata tepër të forta kanë ardhur mbrëmjen e së Enjtes në emisionin “Opinion” të Blendi Fevizut nga gazetari Artan Hoxha, ku veçanërisht një prej tyre ka nxitur edhe arrestimin e tij.
“Piloti italian Guido Guidi ka pranuar para prokurorisë se kishte ardhur për të provuar nëse funksionon pista në Ishëm dhe pas kthimit në Itali, do të transportonte 200 kg drogë me avion” kjo ka qënë deklarata e gazetarit Hoxha rreth dëshmisë së pilotit e cila është cilësuar si nxjerre e sekretit hetimor nga ana e prokurorisë e cila ka kërkuar arrestimin e tij.
Menjëherë pas mbarimit të emisionit, Artan Hoxha është arrestuar në ambientet e jashtme të TV Klan.