Ka mjaftuar vendi dhe situata që po përjeton populli francez që një gazetar i rrjetit BBC teksa po raportonte live nga Parisi për emisionin e mëngjesit të mos përmbante lotët duke u bërë pjesë e dhimbjes që ka përfshirë mbarë botën.
Graham Satchell, baba i tre fëmijëve, u mbush me emocione, teksa po fliste se si mes banorëve të Parisit ka shpresë, duke kërkuar ndjesë publikut regjia u detyrua të mbyllte shpejt raportimin pas këtij momenti.