Ditën e sotme Ministria e Shëndetësisë raportoi se 3 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi në 24 orët e fundit, ndërkohë që 319 ishin rastet e reja.
Por gazetari Erjon Skëndaj, i cili e ka ndjekur nga afër situatën në spitalin Infektiv që nga fillimi i pandemisë, ka bërë një deklaratë të fortë.
Ai është shprehur se shifrat që dha sot ministria e Shëndetësisë janë të djeshme, pasi sot nga ora 13:30 deri në 15:00 janë transportuar 5 trupa të pajetë nga spitali Infektiv për në morgun e QSUT.
Pra gazetari raporton 5 viktima në 1 orë e 30 minuta, ndërsa raportimi i ministrisë tregon që në 24 orët e fundit janë 3 viktima nga COVID-19.
Nuk dihet nëse do të ketë një reagim zyrtar të Ministrisë së Shëndetësisë për këtë deklaratë të fortë të gazetarit.