Gazetarët në Afganistan thonë se ata janë arrestuar dhe janë rrahur me kamxhik nga talebanët kur përpiqeshin të mbulonin protestat.
Fotografitë që qarkullojnë në internet tregojnë dy gazetarë nga gazeta Etilaatroz me nuanca dhe mavijosje pas arrestimit të tyre në kryeqytetin Kabul.
Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve (CPJ) u ka bërë thirrje talebanëve të lejojnë mediat të veprojnë lirshëm.
Të mërkurën, ekipi i BBC gjithashtu u pengua nga xhirimet.
Fotografi i Etilaatroz, Nematullah Naqdi dhe reporteri Taqi Daryabi u arrestuan në një protestë të vogël në Kabul të mërkurën.
Më pas, ata u dërguan në një stacion policie në Kabul, ku thonë se u rrahën me shkopinj, kabllo elektrike dhe kamxhik. Disa orë më vonë, ata u lanë të lirë nga talebanët, pa asnjë shpjegim.
“Një nga talebanët më vuri këmbën në kokë, më shtypi fytyrën kundër betonit. Ata më goditën me kokë… mendova se do të më vrisnin”, tha Naqdi për AFP-në.
Ai pyeti pse po e rrihnin, ndërsa mori përgjije: “Ju jeni me fat që nuk iu prenë kokat”.
Luftëtarët talebanë u përpoqën t’i merrnin kamerën, rrëfeu ai, sapo filloi të fotografonte.
“Ata arrestuan të gjithë ata që po filmonin dhe morën telefonat e tyre”, shtoi gazetari.