Lindur në një familje ku polifonia është pjesë e identitetit familjar, Gazmend Paja nuk e ka prishur traditën, por i ka shtrirë kordat e tij vokale me perlat e muzikës popullor.
Nëse deri para pak kohësh i ati, Luftar Paja e vinte emrin e tij ndër zërat më të spikatur të tërë Mallakastrës, Gazmend Paja e “qan me lot” polifoninë.
Nuk kanë munguar daljet e tij në “sebepe”të ndryshme, qofshin këto zyrtare, por edhe informale. Më të fundit janë disa video që kanë kaluar në faqen e facebook të Aurela Gaçes, në një festë të përbashkët edhe me shumë artistë të tjerë të njohur. Gazi nuk është kursyer duke kënduar disa prej këngëve të tij të preferuara.
Vetëm pak ditë më parë aktori i njohir i Portokallisë vuri në skenë monodramën “Legjenda e një piansti”, shfaqeje që pati shumë sukses në skenën e Akademisë së Arteve e që do të vijojë edhe javën e ardhshme në disa skena të tjera të kryrqytetit.
/ Top Channel