Aktori i humorit Gaz Paja nuk e përjashton si mundësi se nëse i vjen një ofertë më e mirë se “Portokalli”-a, atëherë nuk do ta mendonte dy herë.
Në një intervistë të dhënë në ‘Motor Plus’ në Vizion Plus, aktori Gazmend Paja tha ndonëse mbahet si një njeri besnik, ai do të shikonte alternativën më të mirë për jetën e tij. Në fund, ai e la të hapur mundësinë për diçka tjetër.
“Ne jemi si futbollistët vëlla, nëse dikush na ofron diçka më të mirë pse jo. Unë jam njeri besnik si natyrë, por në një moment kur nuk më ofrohen të gjitha gjërat, sigurisht që do të shikoj punën time.
Për momentin jam mirë tek “Portokalli”-a. Nëse televizioni ku jam aktualisht nuk vazhdon në linjat që unë kam nisur, unë shoh shtëpinë time dhe nuk ma ndjen fare.
Sepse pazaret i kam bërë me një burrë tjetër, që fatkeqësisht nuk është më. Unë jam në “Portokalli”, por nuk përjashtoj mundësinë të jem kudo”, tha ai./ albeu