Nëse keni qenë adoleshentë në vitet ’90, ose edhe pak më vonë, Sabrinën e njihni. Është kjo shtriga bjonde që jetonte me dy tezet dhe mbante balancën mes të qenit e vdekshme dhe me fuqi magjike. Kishte një mace që fliste dhe shijen më të shkëlqyer në modë për kohën.
Vetë isha e fiksuar. Ishte seriali më i mirë që jepej në televizor dhe për hir të nostalgjisë i ripashë të gjitha sezonet para një viti për dy arsye: doja të rikthehesha në fëmijëri dhe doja ide të reja për veshje. Trendet e viteve ’90 janë rikthyer dhe ku mund të frymëzohesh më së miri sesa tek një serial i periudhës.
Dhe me në fund, pas thashethemesh dhe përshpërimash, u konfirmua: Sabrina do t’i rikthehet ekranit me 20 episode, të shpërndara në dy sezone. Prodhuar nga Netflix. E sigurt që do të jetë sukses. Netflix s’ka prodhuar kurrë diçka të keqe.
Në dallim me serialin origjinal, që ishte i lumtur dhe fëminor, ky version do të jetë “një dramë e errët, thuajse horror”. Perfekte! Seriali mund të publikohet fundvitin që vjen. Shpresoj, se s’mund të pres më gjatë.
Burimi: Deadline