Trupa e aktorëve të Game of Thrones mund të konsiderohet padyshim një “minierë ari” për produksionin, që nga fillimi i serialit në vitin 2011. Aktorët, pjesa më e madhe e të cilëve ishin pak të njohur për publikun, janë sot nga më të paguarit e sektorit falë suksesit që seriali ka arritur duke shënuar gjithmonë rekorde në çdo sezon.
Sot, kur edhe pak ditë na ndajnë nga fundi i sezonit të gjashtë, seriali popullor fantasy i HBO i bazuar në novelat e Geroge R. R. Martin ka siguruar qendrimin e tyre për dy vite të tjera për shuma qindra mijëra dollarë.
Duke pasur parasysh përfundimin e kontratave me aktorët Peter Dinklage (në rolin e Tyrion Lannister), Kit Harington (Jon Snow), Lena Headey (Cersei Lannister), Emilia Clarke (Daenerys Targaryen) dhe Nikolaj Coster-Waldau (Jaime Lannister), sipas raportimit të Deadline, rrjeti televiziv amerikan HBO ka arritur në një marrëveshje sipas së cilës, secili prej tyre do të paguhet me mbi 500,000 dollarë për episod për rolin e tyre në sezonin e shtatë. Nuk përjashtohet fakti që e njëjta marrëveshje të qendrojë e hapur edhe për sezonin e tetë, që sipas parashikimeve mund të jetë edhe i fundit për serrialin.