Episodet e reja të serialit të bazuar në librat e George R. R. Martin do të transmetohen duke filluar nga 12 prilli në rrjetin HBO. Por në faqe të ndryshme torrent kanë dalë shumë më herët.
Takimi, i shumë pritur me premierën e sezonit të pestë të Game of Thrones ishte caktuar për datën 12 prill. Por në faqet pirate 4 episodet e para kanë përfunduar 24 orë më herët. Versioni origjinal në gjuhën angleze të “Fronit të Shpatave” është hedhur online natën e të shtunës në faqe të ndryshme ne menyre ilegale. Sezoni i ri do te filloje transmetimin ne date 12 Prill ne rrjetit kabllor amerikan HBO per te vazhduar deri në 3 maj. Një shaka aspak e këndëshme për drejtuesit e kanalit amerikan, e cila prodhon serialin e frymëzuar nga saga e George RR Martin dhe që renditet si një nga më të suksesshmit e viteve të fundit.
Episodet e perfunduara në duart e piratëve të internetit janë të ashtuquajturat “screener”: episodet e dërguara një numëri të seleksionuar personash, midis kritikëve të tv dhe drejtuesve të industrisë kinematografika e televizive. Mesa duket, një grup personash i pa seleksionuar mirë. Në fakt dikush ka vendosur të verë në qarkullim katër episodet e para, dhe ka rrezik të përfundojnë edhe episode të tjerë. E thënë në terma teknikë njihet me termin “leak”, humbje të dhënash në një sistem që duhet të jetë i papërshkueshëm dhe super i sigurt.
Eshtë e panevojshme të themi, se mijëra përdorues kanë nxituar për të shkarkuar – e theksojmë, në mënyrë të paligjshme – katër episodet e para por duhet thënë se versionet që qarkullojnë në internet nuk janë të një cilësie të lartë (480p), në krahasim me standartin 1080p HD, që do të transmetohen në HBO.