Të dhënat e publikuara nga Muso dhe Torrentfreak tregojnë një nga rekodet e fundit që Game of Thrones ka rrëzuar është edhe ai i numërit më të madh të shkarkimeve ilegale të episodeve të ndryshme.
Episodet e sezonit të shtatë, i cili përfundoi sëfundmi, janë shkarkuar ilegalisht – në total – më shumë se një miliard herë.
Të dhënat i referohen si shikimeve online përmes streaming si edhe përmes shkarkimit nga client torrent dhe direct download.
Në vazhdim të dhënat, sipas numërit të shkarkimeve të episodeve të ndryshëm të sezonit të plotë:
- “Dragonstone”: 187,427,575
- “Stormborn”: 123,901,209
- “The Queen’s Justice”: 116,027,851
- “The Spoils of War”: 121,719,868
- “Eastwatch”: 151,569,560
- “Beyond the Wall”: 184,913,279
- “The Dragon and the Wolf”: 143,393,804
- All-Episode Bundles: 834,522
…për një total, prej 1,029,787,668 shkarkimesh.
Sezoni i tetë dhe i fundit i Game of Thrones, xhirimet e të cilit pritet të nisin në tetor, do të ketë premierën në vitit 2018.