Në datën 10 korrik 2014 do të shpallen kandidaturat e edicionit të 66° të Emmy Awards, ceremonia e ndarjes së çmimeve të të cilit do të mbahet në datë 25 gusht 2014 në Nokia Theatre në Los Angeles.
Sot rrjeti HBO ka bërë me dije emrat e aktorëve të cast-it të serialit Game of Thrones që do të mund të konsiderohen si pretendent për të qenë të kandiduar në kategoritë për çmimet Emmy.
Për kategorinë e ‘aktorëve më të mirë jo protagonist’ do të jenë: Peter Dinklage (Tyrion Lannister), Emilia Clarke (Daenerys Targaryen), Nikolaj Coster-Waldau (Jaime Lannister), Lena Headey (Cersei Lannister), Charles Dance (Tywin Lannister), Natalie Dormer (Margaery Tyrell), Maisie Williams (Arya Stark), Sophie Turner (Sansa Stark) dhe Kit Harington (Jon Snow).
Per sa i përket kategorisë ‘guest’ janë prezantuar emrat e Pedro Pascal (Oberyn Martell) dhe Diana Rigg (Lady Olenna Tyrell)
Në kategorinë rezervuar autorëve, ndryshe nga vitet e tjera, do të konsiderohet vetëm episodi final “The Children“, që do të transmetohet në Amerikë mbremjen e sotme, me producent ekzekutiv dhe autor David Benioff dhe Dan Weiss.
Dhe në fund përsa i përket regjisorëve do te jenë tre emra, për regjinë e tre episodeve të ndryshëm: “The Children” (Alex Graves), “The Watchers on the Wall” (Neil Marhsall) dhe “The Laws of Gods and Men” (Alik Sakharov).