Eshtë sërisht Game of Thrones seriali tv më i shkarkuar i vitit: në klasifikimin e Torrent Freak, seriali i Hbo është renditur për të tretën herë në majë të klasifikimit top ten të telefilmave më të piratuar të vitit. Klasifikimi është i bazuar në përdorimin e file-ve torrent në faqe të ndryshme online, dhe jo në shikimin në streaming të videove.
Sezoni i katërt i serialit Game of Thrones është shkarkuar 8,1 milion herë, kundrejtë një mesatare shikueshmërie në Amerikë me 7,1 milion telespektator. Një sukses që konfirmon popullaritetin e serialit, edhe si më i komentuari në rrjetin social Facebook.
Në vendin e dytë është renditur The Walking Dead: seriali televiziv i bazuar ne librat e Robert Kirkman me nje shikueshmeri televizive, me nje mesatare 17,2 milion teleshikues, është shkarkuar 4,8 milion herë. Vendi i tretë për një tjetër serial shumë të njohur, The Big Bang Theory, me 3,9 milion shkarkime, ndërsa mesatarja e shikueshmerise në tv është 18,2 milion telespektator.
Pjesa tjetër e klasifikimit përfshin vetëm një risi të sezonit: bëhet fjalë për Gotham që, falë publicitetit te vazhdueshëm të Fox para vënies në transmetim, ka tërhequr maksimalisht vëmendjen e publikut, duke u renditur në vendin e pestë. Seriali është shkarkuar 3,2 milion herë, me nje mesatare ne tv prej 11,8 milion teleshikues.
Të tjera seriale, mjaft të njohura për publikun, në klasifikim janë How I Met Your Mother, në vendin e katërt, me 3,5 milion shkarkime (13,1 milion telespektatorë mesatarisht në tv) dhe Grey’s Anatomy, me 2,8 milion shkarkime (9,8 milion telespektatorë mesatarisht në tv).
Arrow në vendin e gjashtë, i shkarkuar 2,9 milion herë (3,9 milioni telespektatorë mesatarisht në tv). Vikings është i teti në renditje, i shkarkuar 2,7 milion herë (me një mesatare 3,7 milion telespektatorë), ndërsa Suits, i pranishëm edhe vitin e kaluar, është i nënëti, i shkarkuar 2,5 milion herë (2,8 milion mesatarja tv). Vëndi i dhjetë i përket serialit të animuar South Park, shkarkimet e të cilit arrijnë shifrën 2,4 milion, me një mesatare shikueshmërie televizive gati të barabartë. Nuk janë pjesë e klasifikimit seriale shumë të njohur, mesa duket janë ndjekur më shumë në televizion dhe webfaqet zyrtare, si Scandal, True Detective.
10 serialet më të shkarkuar
(në tv majtë numri i shkarkimeve, në të djathtë mesatarja e shikueshmërisë tv)
- Game of Thrones: 8.100.000/7.160.000
- The Walking Dead: 4.800.000/17.290.000
- The Big Bang Theory: 3.900.000/18.240.000
- How I Met Your Mother:3.500.000/13.130.000
- Gotham: 3.200.000/11.810.000
- Arrow: 2.900.000/3.920.000
- Grey’s anatomy: 2.800.000/9.810.000
- Vikings: 2.700.000/3.560.000
- Suits: 2.500.000/2.800.000
- South Park: 2.400.000/2.400.000