Gala Aliaj, vajza e Robert Aliajt, është shqiptarja që ka fituar mbrëmë “The Voice Kids” në Belgjikë. Gala është një talent në rritje, e cila ka shumë premisa për një të ardhme si këngëtare. Shumë e krahasojnë me një miks të këngëtares së njohur Sia dhe të Billie Eilish.
Qëkur u shfaq në skenë në audicionet e fshehura, i rrëmbeu zemrën publikut, duke u kthyer kështu në një nga të preferuarat e ndjekësve të “The Voice Kids Belgium”.
Me një look mjaft të veçantë, ajo që ra në sy mbrëmë në finalen e “The Voice Kids”, ishte unaza e Galas. Me shqiponjën dykrenore ishte simboli që tërhoqi vëmendjen në daljen e saj para se të fitonte këtë garë.
Gala kupton shumë mirë shqip edhe pse e flet me pak vështirësi për shkak se është rritur në Belgjikë, megjithatë ajo e do shumë Shqipërinë dhe këtë e ka treguar në çdo intervistë të sajën.