Majlinda Bregu, e njohur për rolin e rëndësishëm dhe pozicionet e mbajtura ndër vite në Partinë Demokratike dhe qeverinë e djathë, prej 2019-ës është Serkretare e Pergjithshme e Këshillit te Bashkepunimit Rajonal(RCC).
Pjesëmarrëse në eventin “Balkathon” për vendet e rajonit, që është zhvilluar në Prishtinë, teksa ka theksuar rëndësinë e eventit dhe ka shpallur fituesit, Bregu ka bërë një gafë në hashtag-ët e postimit, duke shkruar emrin e Kosovës me një asterix. Ose ndryshe, me shenjën *.
Për ju që nuk e dini, asterix-i pas emrit të Kosovës është përdorur pas një marrëveshje të vitit 2012, me fjalë të thjeshta për të treguar se shteti ka të drejtë të përfaqësojë institucionet e saj pa autorizimin e misionit të Kombeve të Bashkuara. Një formë e shkrimit të emrit që është përdorur nga Serbia e vendet që nuk e njohin, por prej kohësh nuk është në deklaratat e institucioneve europiane, madje as atyre që e kanë nënshkruar marrëveshjen.
Këtë fakt e kanë theksuar ndjekësit e politikanes në Twitter që i janë kundërvënë edhe me kritika të tjera; duke shkuar deri aty sa të bëjnë akuza mdaj shqiptarëve të Shqipërisë.