Titrat e lajmeve gjithmonë bëjnë çudinë më të madhe në televizionet Shqiptare, shpesh ato të lajmeve flash që ndoshta mund të arsyetohen për shkak të shpejtësisë, por jo në shiritat e titrave të edicioneve informative.
Një gabim të tillë e ka bërë edhe Top Channel i cili në një edicion informativ në lajmin që fliste rreth deklaratës së Pandeli Majkos, deputetit të PS në Top Story, ku e ka cilësuar kryeministrin Rama si një “kokdërr”, TCH e ka ndryshuar krejtësisht këtë epitet në një fjalë të mbushur me banalitet, duke e quajtur “ka*dërr”, gjë që dëshmohet në një foto të faqes së Demotavional Shqip.
InfoMedia Albania