Televizioni Publik tashmë është kthyer në nga mediat me nivelin më të ulët të programacionit me aspak interes për publikun, ku shikueshmëria më e lartë arrihet vetëm në eventet futbollistike që ky rrjet televiziv transmeton, por edhe ato me një cilësi mjaft të ulët ku shpesh bëhen objekt irionie nga shikuesit për shkak të gafave të shumta të komentatorëve.
Kësaj here gafa e rradhës nuk do të jetë as në komentime, as edhe në lapsuse momentale madje as në titrat flash, por në siglën e programeve.
Bëhet fjalë për emsionin “Përballja me të Kaluarën” një projekt i financuar nga OSBE, i cili flet për çështjen e hapjes së dosjeve të komunizmit. Por deri këtu gjithçka është në rregull përveç grafikës së emisonit emrit të së cilit i janë shtuar shkronja tepër në vend të “Përballja” është shkruajtur “Përballaja, duke vendosur ende në dyshim përkushtimin e punës që stafi i RTSH ka për publikun.
Info Media Albania | Nuk lejohet kopjimi i këtij materiali pa autorizim