Moderatorja Rudina Magjistari nuk ndalet me gafat e saj, teksa ka intervistuar sot kryebashkiakun e Tiranës, Veliaj.
Teksa Veliaj fliste për rindërtimin e shkollës “Sami Frashëri”, të dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit Magjistari tha se shkolla Sami Frashëri ka patur shumë fat, që është go.ditur nga tërmeti, duke nënkuptuar që falë tërmetit, shkolla e re do të jetë më e mirë.
“Shkolla Sami Frashëri dy herë me fat ëëë? Një herë që të kishte ty nxënës dhe një herë që u trondit nga tërmeti, sepse do të duan të gjitha shkollat të behen si Sami Frashëri…“, tha Rudina.