Pas shumë pakënaqësive të këngëtarëve shqiptarë në edicionin e parë të “Top Music Awards”, moderatorja e Red Carpet, e këtij eventi Xhemi Shehu ka vendosur që t’i ”thumbojë” të pakënaqurit nëpërmjet një postimi në profilin e saj në Instagram, ku në një foto ku shfaqet Di Caprio me Oscarin e tij të parë, të fituar pas kaq shumë kohësh, Xhemi shkruan: “Epo paske qene sh tip i qete qe sreagove kurre per gjithe ato Oscars te humbur #pakarakter ”, ku disa komentues e mbështesnin moderatoren, e disa të tjerë kundra asaj çfarë Xhemi ka dashur të thojë.
Por ajo çfarë tërhoqi më shumë vëmendje ishte komenti i këngëtares Beatrix Ramosaj e cila nga ky edicion i “TMA” ngeli e pakënaqur nga shakaja që Ledioni zgjodhi të bëjë me të duke thënë në trasmetim live se Trixa nuk është më e virgjër, mërzitjen ndaj kësaj shakaje Ramosaj e shprehu nëpërmjet një postimi ditën e djeshme në Instagram-in e saj, por edhe në postimin e Xhemi Shehut ku në koment shkruan: “E di qe ke nje vajz ta kesh me jete , me shkruaj kur te jete 20 vjec dhe tja diskutojne virgjerine palaqot per disa shikues me shume. Nese je akoma me kto mend do me vije keq per ty. Klm”, shkruan Beatrix Ramosaj në komentin e saj ku mesa duket nuk ka qenë e informuar se Xhemi Shehu nuk ka asnjë vajzë, por vetëm dy fëmijë të seksit mashkull.
Copyright IMAlbania.com