Bashkëshorti i Hueyda El Saied, Thierry, ka prekur me rrëfimin që ka bërë për ndarjen nga jeta të artistes dhe për mënyrën se si ai dhe djali i saj, Gabrieli, po e përballojnë këtë humbje.
Në një intervistë për emixionin “ABC e Mëngjesit” ai ka treguar se Hueyda kishte zgjedhur të mos e bënte publike sëmundjen, pasi nuk donte që njerëzit të ndjenin keqardhje.
“Mësuam për sëmundjen e saj përpara një viti e gjysmë, në korrik të 2019. Ishte zgjedhja e Huejdës ta mbante këtë sekret. Të gjithë e dinë që ajo ishte shumë e fortë dhe nuk donte që ne të ndjenim keqardhje. Edhe donte ta bënte këtë luftë e vetme”, tha Thierry.
Ai tregoi gjithashtu se Gabrieli dinte dhe kishte kuptuar gjithçka. Ndër të tjera ai gjithashtu rrëfeu se kishin shpresë deri ditën e fundit se ajo do të shpëtonte.
“Ne nuk i kemi fshehur asgjë Gabrielit, siç mund t’i flasësh një djali vetëm 6 vjeç. Ne i flisnim atij përpara çdo procesi dhe ishte i informuar në brendësi të situatës. Ne kishim shpresë deri ditën e fundit se ajo do të shpëtonte”, tregoi Thierry i përlotur.
Pavarësisht vështirësisë, Thierry tregoi se është Gabrieli ai që është më i fortë.
“Është sërish një makth këtu nga ana ime. Por do të qendroj i fortë, Gabrieli është më i fortë se unë. Duhet të qendrojmë të fortë për Hueydën”, ka thënë ai.