Vetëm pak ditë pas shkaktoi “zhurmë” me deklaratën e tij se është homoseksual aktori i famshëm Gabrielo Garko ka befasuar sërish.
48 vjeçari ka treguar se ka qënë i fejuar për 11 vite me një djale, të quajtur Riccardo, duke e mbajtur të fshehtë për kaq shumë kohë.Ai thotë se nuk dëshiron të bëj publike identitetin e tij.
“Kam pasur lidhjen time të parë të dashurisë me një djalë të quajtur Riccardo. Isha me të për njëmbëdhjetë vjet.Unë dhe Riccardo jetonim së bashku, por ishte një situatë e vështirë. Kur miqtë vinin për darkë, ai bënte sikur largohej dhe kthehej më vonë”, u shpreh ai.
Gjithashtu, Gabriel foli edhe për të kaluarën me Eva Grimaldin, duke u shprehur se ishin së bashku për 8 vite, por mes tyre mungonte seksi.
“Eva dhe unë jetuam tetë vjet bashkë. Ne ishim një çift, mbase gjithçka që na mungonte ishte seksi. Ne e ndihmuam dhe e mbështetëm njëri-tjetrin. E doja aq shumë, por jo ashtu siç njerëzit mund ta imagjinojnë”, tha aktori.
Por sekretin që Grabriel e mbajti të fshehur për gjithë këto vite, ai e kishte ndarë me familjen e tij.
“Prindërit e mi dhe motrat e mia kurrë nuk më kanë gjykuar për zgjedhjet e mia, më kanë mbrojtur dhe mbuluar. Para se të filloja këtë punë, gjithmonë e jetoja mirë seksualitetin tim, në shtëpi e dinin. Pastaj isha i bindur që nëse do të deklaroja orientimin tim nuk do të punoja më. Për më tepër, kisha frikë se publiku mund të ndihej i mashtruar, por në fakt isha unë që mashtrova veten.”
Sot zemra e aktorit duket se po rreh për dikë.
“Po takohem me një person, me të cilin shkoj shumë mirë. Është një histori që sapo ka filluar.”
Kur u pyet nëse ia vlejti të shtirej gjatë gjithë kësaj kohe, Gabriel përgjigjet:
“Kam jetuar kohë shumë të vështira, në të cilat kisha mendime të këqija, por sot jam i lumtur me atë që jam dhe mbase nuk do të isha nëse nuk do të kisha kaluar atë që unë e kam kaluar. Tani njerëzit mund të më njohin për atë që jam në të vërtetë “.