Pas suksesit me emisionin “6 ditë pa Ermalin” në kanalin “T“ (Digitalb), Ermal Mamaqi këtë sezon vjen për teleshikuesin edhe me një emision tjetër të tijin. “Futjakot” është titulli i formatit ku do të mbizotëroj humori dhe batuta. I ideuar nga vetë Ermali, nuk ka ende informacion se si do strukturohet programi dhe data zyrtare e fillimit të transmetimit. Lajmin e ka bërë publik vetë Mamaqi në rrjetet sociale duke lajmëruar se shumë shpejt do të jetë me këtë format të ri në Digitalb por deri sa të filloj, ai është në ekran me emisionin “6 ditë pa Ermalin”.
IMA / G. Qerimi