Këngëtari Young Zerka e do partneren me të pasme të mëdha. I ftuar në “After party”, Zerka u pyet nëse tek partnerja preferonte gjoks të madh apo të pasme si të Kim Kardashian dhe zgjodhi alternativën e dytë.
“Të mëdha me atë harkun kështu, braziliane,”- tha ai duke e bërë edhe me duar formën e të pasmeve.
I pyetur se kë do të zgjidhte mes Samanta Karavellos dhe Ronela Hajatit, këngëtari, edhe pse i futi në ‘sherr’ kohë më parë, i neglizhoi të dyja.
“Rihanna,”- tha ai.
Young Zerka tashmë është single. Ai është ndarë nga Ronela pas një lidhjeje që nuk u konfirmua asnjëherë edhe pse lajmet në rrjet nuk munguan. Ronela dhe Samanta kanë qenë shoqe të ngushta por sot nuk flasin më.
‘Zërat në showbizz’, tregonin se shkak ishte bërë pikërisht Young Zerka, por edhe kjo gjë su konfirmua kurrë.