Shumë personazhe të famshëm dhe figura të njohura të ekranit shqiptar kanë reaguar në lidhje me abuzimin e 15-vjeçares nga roja i shkollës në Babrru dhe shumë janë solidarizuar me marshimin e bërë dy ditë më parë në Tiranë.
Por i papritur ishte reagimi i futbollistit të famshëm italian, Mario Balotelli në lidhje me këtë çështje. Me një foto nga protesta, të moderatoreve të “Pop Culture” me pankarta në duar, Balotelli ka shkruar:
“Stop çdolloj dhune!”