Ndërron jetë në moshën 64-vjeçare futbollisti i madh italian Paolo Rossi. Lajmin e ka bërë me dije transmetuesi publik kombëtar italian të RAI, megjithëse nuk bëhet i ditur shkaku i vdekjes.
Rossi është njohur si udhëheqësi i Kombëtares italiane drejt fitores në Kupën e Botës. Në 1982 Italia arriti të fitonte kundër Gjermanisë Perëndimore pasi shënoi gjashtë gola të plotë në turne, duke përfshirë një hat trick të Rossit kundër Brazilit në fazën e dytë.
Bashkëshortja e Rossit, Federica Cappelletti, përmes një postimi në Instagram ka konfirmuar ndarjen nga jeta të futbollistit, teksa krahas fotos së bashku shkruan “Per Sempre”, (Përgjithmonë).