Bashkia e Tiranës ka shpallur fituesin e tenderit për “Rijetësimi i Piramidës së Tiranës”. Bashkimi i operatorëve “Fusha” shpk & “EDIL-AL-IT” shpk kanë fituar tenderin e hapur në gusht, i cili parashikon transformimin e Piramidës së Tiranës në një qendër multi-funksionale për të rinjtë.
Për këtë tender u paraqitën 8 oferta nga të cilat 7 u skualifikuan për arsye të ndryshime, përfshirë edhe vlerën me të cilën ato ishin ofruar për të realizuar projektin. Bashkia e Tiranës kishte vendosur një fond limit 1.7 miliardë lekë për projektin “Rijetësimi i Piramidës”, ndërsa ofeta e kompanive fituese ishte 1.2 miliardë lekë.
Projekti do të financohet nga Bashkia e Tiranës, Ministria e Kulturës si dhe nga të ardhurat e Fondit shqiptaro-amerikan për Zhvillim vënë në dispozicion në kuadër të marrëveshjes të bashkëpunimit me Bashkinë e Tiranës për projektin “Rijetësimi i Piramidës”.
Plani për transformimin e Piramidës u prezantua në vitin 2018, kur u vendos gjithashtu që ajo të kthehet në kthehet në qendër për të rinjtë, e fokusuar kryesisht në arsimin digjital, në kulturën e energjisë së informacionit dhe ne funksion te artit, kulturës dhe kurseve profesionale apo te hapësirave te tjera rinore.
Piramida do te funksionoje për trajnime, do te ketë biblioteke, salla ku njerëzit mund te mblidhen, salla ku mund te ekspozojnë punimet e tyre, dhe qendër TUMO, një lloj i ri i përvojës arsimore ne kryqëzimin e teknologjisë dhe dizajnit. Programet qe do te ofrohen nga TUMO janë: animacion, zhvillim i lojërave, kinematografi, ëeb design, muzike, shkrim, vizatim, dizajn grafik, modelim 3d, programim, robotik, grafike lëvizje, fotografi, media e re.