Një foshnje 6-muajshe vdiq në ujërat e Mesdheut, së bashku me 5 persona të tjerë, gjatë fundosjes së një gomoneje. “Kam humbur foshnjën time, ku është djali im”. Ishin këto britmat e dhimbshme të nënës së Jozefit të vogël që humbi jetën tragjikisht.
Momentet e trishta u regjistruan nga organizata spanjolle Open Arms, e cila më pas vendosi publikimin e pamjeve.
“Ne vendosim të tregonim britmat, dhimbjen dhe dëshpërimin, në mënyrë që këto pamje mos t’i shohin vetëm sytë tanë.”