Zgjedhjet e shikuesve në fundjavën që sapo lamë pas janë vështirësuar vetëm ditën e shtunë, ndërsa të premten dhe të dielën kanë mbizotëruar lehtësisht përkatësisht Big Brother dhe Portokalli, sipas matjeve nga kompania “Telemetrix”, që mundëson në kohë reale nga në bazë të një teknologjie dhe sistemeve më të fundit në këtë fushë, që mundëson llogaritjen e audiencës në kohë reale…
E premte, Zonë e Lirë i gëzohet vetëm ndërprerjeve publicitare të Big Brother
Teksa po i afrohet fundit, spektakli Big Brother në Top Channel ka vijuar të ruajë audiencën e lartë, ndonëse në nivele të njëjta me javën e mëparshme, me një rating maksimal prej 35-38%. ((Rating – tregon shikueshmërinë gjatë një fashe kohore apo programi televiziv, e shprehur kjo si përqindje e totalit potencial të audiencës; pra duke përfshirë edhe familjet që nuk janë duke parë televizor). Telemetrix llogarit në këtë audiencë dhe shikueshmërinë në dy kanalet e Digitalb, BB1 dhe BB2.
Ndërsa shikuesit e telenovelës Sulejmani i Madhërishëm në Albanian Screen janë besnikë, duke e bërë AS kanalin e dytë më të ndjekur të premten, shikueshmëria e Zonës së Lirë në Tv Klan është shumë e varur nga Big Brother. Në momentin që Big Brother ka ndërprerje publicitare, rritet audienca e emisionit të Arian Çanit.
Ndeshja u merr audiencë Al Pazarit dhe Master Shefit
Financa dramatike mes Real Madridit dhe Atletiko Madridit, e transmetuar nga TV Klan ka qenë zgjedhja kryesore dhe për ata që kanë zgjedhur të kalojnë të shtunën në shtëpi (Telmetrix nuk mat shikueshmërinë e ndeshjes në lokale), duke u marrë audiencë dy emisioneve që garojnë zakonisht të shtunën në mbrëmje, Al Pazar në Vizion Plus dhe Mastershef në Top Channel.
Në pushimin e ndeshjes fitimtar ka dalë Al Pazar, ndërsa rekordin e audiencës, me rreth 27%, ndeshja e ka arritur në fundin e kohës së rregullt të saj, kur u shënua goli i barazimit nga Reali dhe në shtesën, ku Reali nuk u ndal në shënimin e golave.
E diela, mungon “Dashuri e Ndaluar”, Portokallia arrin audiencë rekord
Portokalli, me spektaklin e fundit të humorit për këtë sezon, ka arritur një audiencë rekord në mbrëmjen e të dielës, me një rating maksimal mbi 45%, një nivel mjaft i lartë ky, krahasuar me një javë më parë, ku telenovela e Klan, dashuri e Ndaluar e zbriti deri në 30% rating e Portokallisë, gjatë kohës kur transmetoheshin të dy programet ( http://www.monitor.al/100919/), ndërsa audienca maksimale një javë më pari nuk e arriti dot nivelin e 40%.
Programi tjetër konkurrent i humorit në Vizion Plus, 2XL, rezulton me një audiencë mjaft të ulët, që rritet disi vetëm kur Portokalli ka ndërprerje publicitare.
Me një audiencë të ulët rezulton dhe programi në Klan “Kënga ime”, transmetimi i të cilit u shty për të dielën, si rrjedhojë e ndeshjes, duke postuar në këtë mënyrë dhe telenovelën Dashuri e Ndaluar.
Metodologjia
Telemetrix SH.A., që operon zyrtarisht që prej muajit shtator 2012 me instalimin e matësve të parë, ofron matjen e shikueshmërisë televizive në Shqipëri, realizimi i së cilës bëhet nëpërmjet teknologjisë dhe sistemeve më të fundit të përdorura në këtë fushë, si dhe një paneli të përzgjedhur rigorozisht për të arritur përfaqësueshmërinë e tregut, sipas burimeve zyrtare nga kompania.
“Kompania ka investuar gjerësisht në krijimin dhe prodhimin e një matësi elektronik – TiViMat (koncepti i ‘peoplemeter”) si dhe në programimin e një ‘software’ të fuqishëm për realizimin e matjes së shikueshmërisë televizive. Skuadra e ‘Telemetrix’ ka projektuar dhe zhvilluar të gjitha platformat e monitorimit dhe raportimit të të dhënave të shikueshmërisë për përdorim të klientëve të saj
“Telemetrix” ka krijuar një panel prej 350 familjesh të përzgjedhura rigorozisht sipas kritereve të paracaktuara, të vendosura në 6 qytete kryesore të Shqipërisë; Tirana, Durrësi, Elbasani, Shkodra, Fieri dhe Berati.
Baza e të dhënave të gjeneruara nga “Telemetrix” është “në nivel minute; “Rating per Minute” në nivel familjeje (household).