Fundi i tmerrshëm i Kosem
Valide sulltania e fundit ishte grekia Kosem, e lindur me emrin Anastasia dhe bashkëshorte e Ahmetit I, bir i Mehmetit III. Kosem pati aftësinë të kushtëzonte marrjen e pushtetit nga kunati Mustafa si dhe të siguronte njëkohësisht mbijetesën e bijve Murat dhe Ibrahim, falë korrupsionit dhe ndikimit të saj personal. Eshtë e vërtetë që ligji vëllavrasës ndërkohë ishte shfuqizuar, por në cdo kohë ai mund të risillej, duke sjellë asgjësimin e vëllait. Në fakt ishte ende i gjallë kujtimi kur, pas hipjes në fron të Mehmetit III, në 1595, plot 19 kufoma princërish u larguan nga pallati në zbatim të ligjit vëllavrasës.
Kur i erdhi radha të mbretërojë Ibrahimit I, ky rezultoi, sic ka thënë historiani anglez Jason Goodëin “më i marri mes sovranëve të kësaj familje gjithnjë e më të marrë dhe patologjike”. Crregullimet që pllakosën shumë princër dhe sulltanë, duke filluar nga Selimi II (epiteti i të cilit ishte Pijaneci) mund të shpjegohen me rivalitetin e pamëshirshëm të oborrit më shumë se sa me ndërrimin e munguar të gjakut tipik në monarkitë perëndimore, ciftëzimet në të cilat ndodhnin në brendësi të një rrethi të ngushtë familjesh mbretërore.
Në të kundërt, sovranët otomanë shumë pak gjëra turke kishin: gjak gjithnjë i freskët futej në familjen mbretërore përmes konkubinave që vinin nga cdo anë. Një studim autoritar i kryer në fillim të shekullit XX ka nxjerrë që në venat e Mehmetit V nuk kishte më as një të një miliontën pjesë gjak turk. Pas rrëzimit dhe ekzekutimit të Ibrahimit I (8 gusht 1648), një luftë shumë e fortë vuri përballë valide sulltan Kosemin dhe Hatixhe Turhan, nënë e Sulltanit të ri Mehmeti IV. Fitoi e dyta.
Kosem, nënë e dy sulltanëve humbi përgjithmonë ndikimin e saj mbi pushtetin. Por edhe jetën. Në 1651, e zhveshur nga rrobat dhe bizhutë, e lënë ashtu lakuriq, u tërhoq zvarrë nga këmbët dhe u lidh me një litar. Në 15 shtator 1656 Mehmeti IV, apo më mirë nëna e tij Hatixhe Turhan emëroi vezir të madh energjikun Mehmet Koprulu, pasi sulltani i pavend ia kish dhënë detyrën një furrtari. Ishte fillimi i një periudhe më shumë se 20-vjecare stabiliteti dhe qeverisjeje si dhe restaurimi të prestigjit të shtëpisë së Osmanëve: ishte pra drita në fund të tunelit. Edhe një herë kish qenë një grua, në të mirë e në të keq, që kishte vendosur fatet e perandorisë otomane.