Me vendosjen nën sekuestro të aseteve të Agon Channel, pas akuzave që rëndojnë mbi pronarin e saj Franchesco Beggetti për evazion fiskal dhe pastrim parash, duket se historia e kësaj mediaje ka përfunduar vetëm pas 2 vjetësh përpjekje për t’u futur në tregun mediatik shqiptarë.
Vulën e mbylljes së kësaj historie ia ka vendosur sot figura qëndrore e këtij ekrani, Sonila Meço.
Në një postim në rrjetin social ajo shfaqet e trishtuar ndërsa shkruan: “Me gushtin u mbyll dhe një sezon i gjatë televiziv që nisi me Kontraten e përfundoi me Temën e Ditës. Nisi me lindjen e Agon Italia e përfundoi me shijen e hidhur të mundësive ngecur nën sekuestro. Permidis… shumë punë e kënaqësi profesionale, njerëz që shkuan, njerëz që hynë rishtaz…dhe pak më tej kureshtia për cfarë vjen, e derës që ende pret të hapet! Me gushtin shkon edhe vapa, me shtatorin rinisje me kokë të freskët… Për të gjithë! Pushime të mbara!”- përdundon statusi i Sonila Meços, i cili lë pak shpresë për qindar punëtorët e Agon Channel se kjo media do të vijojë të transmetojë akoma, e rrjedhimisht edhe ti paguajë ata!…
Marre nga Syri