Seriali i dashur “Friends” ka përfunduar prej 18 vitesh, por aktorët vijojnë të fitojnë shuma të mëdha parash prej tij.
Kjo, pa llogaritur filmin si rikthim i kësaj komedie, Friends: The Reunion.
“Friends” vazhdon të mbetet një ndër produksionet më të kërkuar në shumë vende të botës. Ai renditet në listën e serialeve më të mirë komedi të të gjitha kohërave.
Seriali vazhdon të sjellë fitime jo vetëm për kompaninë prodhuese, Warner Bros, por dhe për vetë aktorët në rolet kryesore.
Kur “Friends” u transmetua për herë të parë, aktorët kryesorë paguheshin secili 22,500 dollarë për episod, sipas MarketPlace. Por në sezonet e fundit, kur seriali ishte bërë viral, aktorët janë paguar deri në 1 milion dollarë për episod.
Kompania Prodhuese e “Friends”, Warner Bros, gjeneron aktualisht 1 miliard dollarë në vit për këtë serial. Gjashtë aktorët kryesorë të kastit përfitojnë 2% të kësaj shume.
Pra, me një llogari të thjeshtë, çdo aktori i shtohen 20 milionë dollarë në buxhetin personal çdo vit, vetëm nga “Friends”.
“Friends” filloi të transmetohej në SHBA në vitin 1994, deri në sezonin e dhjetë në 2004-ën, duke u bërë një nga serialet më të dashura për publikun në të gjithë botën.