Qe nga fillimi i pandemisë, farmacitë shqiptare u ndeshën me një fenomen, atë të blerjes masive të vitaminave të ndryshme, si përgjegjëse për rritjen e imunitetit, por edhe të suplementeve të tjera ushqimore.
Por edhe vitaminat kanë një masë. Konsumatorët bombardohen me informacione shëndetësore duke u thënë atyre se marrja e dozave të larta të disa vitaminave mund të përmirësojë shëndetin e tyre në shumë mënyra.
Mjekja Albana Daka tha në “Wake Up” se marrja e tepërt e vitaminave, suplementeve ushqyese mund të jetë e rrezikshme.
“Padyshim që vitaminat janë shumë të rëndësishme për imunitetin, por nuk janë vetëm në këtë kohë të rëndësishme. Pra, imuniteti është armë jonë më e rëndësishme për t’u mbrojtur nga sëmundjet në përgjithësi. Forma më e mirë e marrjes klasike të vitaminave dhe mineraleve është ushqimi. Pra marrja me ushqime është forma ideale. Disa vite më parë, kur ushqimet nuk ishin të procesuara dhe modifikuara, pjesa më e madhe e vitaminave merrej nga ushqimet, mbi 80 përqind. Me kalimin e dekadave dhe me fillimin e fast food-ve ka bërë që ushqimet te jenë të pasura me kalori dhe të varfra në vitamina”.
Në muajt e ftohtë të viti duhen suplementet, por një pjesë e tyre duhet monitoruar, apelon mjekja per qytetaret.