Disa javë më parë lajmi se CNN do të vijë në Shqipëri përmes një kanali simotër i cili do të marri trajnime dhe do të ndjeki linjën e gjigandit mediatik, u përhap me shpejtësi dhe bëri një bujë mjaft të madhe.
Nën pronësinë e shoqërisë “Gener 2” kanali i tipit informativ ashtu siç është thënë edhe më parë do të titullohet “A2” ndërkohë sipas kompanisë transmetimet do nisin këtë vit.
Autoriteti i Mediave Audiovizive në mbledhjen e datës 20 Prill 2018 ka pranuar kërkesën për miratim të kompanisë “Albania Byaty” për ndryshimin e aksionerit në “Gener 2”, si edhe ndryshimin e emrit të kanalit Elrodi Music në A2, njëherazi edhe kategorinë në të cilën televizioni transmeton.
Tashmë Elrodi Music që për disa kohë shoqëroi shikuesit me një program dedikuar muzikës popullore nuk do të jetë më në transmetim duke i lënë vendin fazës së provave teknike për televizionin e ri informativ.
“A2” mendohet se do të mbledhi në redaksinë e vet emrat më të shquar të gazetarisë shqiptare./IMAlbania.com/