Pas peripecive gjyqesore qe e detyruan te vendosej larg reflektoreve ne rezidencen e tij ne Londer, në muajin Prill të vitit të kaluar Francesco Becchetti vendosi të shes autorizimin per shfrytezimin e sherbimeve audiovizive fale te cilit ne numrin LCN 33 transmetonte dikur Agon Channel.
Edhe pse nga precedentet ekspertet e konsideruan disi te larte çmimin prej 10 mijë eurosh, avantazhi i numrit 33 ka tërhequr operatorin kabllor amerikan Scripps Networks Interactive(SNI) për të blerë të drejtën e transmetimit në këtë kanal të televizionit italian.
Tashmë LCN 33, nga një kanal gjeneralist siç ishte Agon IT do të jetë një kanal dedikuar kulinarisë i cili i titulluar Fine Living i cili do të debutojë më 8 Maj ku do të ofrojë prodhime origjinale lokale si edhe do të sjelli edhe disa formate ndërkombëtare.
Viacom International Media Networks Pubblicita dhe Brand Solutions janë përzgjedhur si përfaqësuese të kanalit për shitjet e reklamave si edhe menaxhimin e website-t të kanalit në gjuhën italiane.
Food Network i bashkohet grupit të kanalit Fine Living i transmetuar për herë të parë në Shtetet e Bashkuara në 1993./imalbania.com/