Francesco Becchetti nuk do të ekstradohet nga Britania në Shqipëri. Vendimi është marrë nga një gjykatë në Londër tri ditë më parë.
Becchetti, i cili në Britani është pronarë i ekipit të futbollit Leyton Orient, akuzohet në vendin tonë për mashtrim, falsifikim dhe pastrim parash.
Pas këtij vendimi, avokatët e shtetit shqiptar kanë 14 ditë për të apeluar vendimin.
Ndërkohë, Becchetti reagoi përmes një komunikate për mediat shpreh emocionet e tij pas vendimit./panorama.al
“Jam i gëzuar me këtë vendim dhe mirënjohës për konsideratën e kujdesshme ndaj çështjes nga ana e gjyqtares”, shprehej biznesmeni italian.
Sipas Becchetti-t, ndjekja e tij penale në Shqipëri bëhet për arsye politike, duke paralajmëruar se do të vazhdojë përballjen me shtetin shqiptar në rrugë ligjore për dëmet që u ka shkaktuar bizneseve të tij.
“Ajo zbuloi se Shqipëria po mashtronte gjykatën britanike dhe po abuzonte me procesin e ekstradimit. Vendimi u gjykatës tregoi, siç kam thënë, se procedimi kriminal ndaj meje në Shqipëri është i motivuar politikisht”.
“Do të vazhdoj të përballem me qeverinë shqiptare për dëmin e madh që i ka shkaktuar bizneseve të mia dhe qindra njerëzve që punojnë për mua dhe familjeve të tyre”, shprehet ai.
Marrë nga opinion.al