Transmetuesi publik francez France Télévisions po bëhet gati të lëshojë shërbimin e tij SVOD në përgjigje të rivalit Netflix me një numër produksionesh dhe programesh të blera.
Projekti i cili fillimisht ishte skeduluar për në pranverë, do të nisë këtë pranverë, sipas raportimit të gazetës franceze Les Echos.
France Télévisions do të lëshojë sëpari shërbimin catch-up dhe VOD, Pluzz në 2 maj, me një ndërfaqe krejtësisht të rinovuar. Plani parashikon integrimin e shërbimit të ri SVOD, me një ofertë programesh franceze, me portalin ekzistues.
Transmetuesi parashikon të tërheq me shërbimin e ri rreth tij 800,000 abonentë në pesë, gjashtë vitet e para. Sipas Drejtorit të pëgjithshëm të France Télévisions, Delphine Ernotte-Cunci, synimi parësor është promovimi i produksioneve franceze përpos përfitimit financiar. Megjithatë, projekti pritet të vetë financohet.