France 24 ka nisur transmetimin e versionit spanjoll të kanalit nga studiot në Bogota, në Kolumbi.
Me një staf redaktues të bazuar në kryeqytetin kolumbian, ekipi i kanalit të ri përbëhet nga 35 gazetarë dhe dhjetë korrespondentë. France 24 në spanjisht do të drejtohet nga Alvaro Sierra.
Me një buxhet prej 7,3 milionë eurosh për vitin 2018, kanali do të transmetojë gjashtë orë program çdo ditë nga mëngjesi në mbrëmje, duke përfshirë buletinet e lajmeve prej 15 minutash në gjuhën spanjolle të programeve të France 24.
Duke sjellë një gjuhë të katërt të kanalit francez pas frëngjishtes, anglishtes dhe arabishtes, rrjeti i ri në gjuhën spanjolle do të transmetojë për një publik prej 6.5 milionë abonentë nëpër dhjetë vende në Amerikën Latine dhe Jugore dhe synon, sipas drejtuesit të France 24 Marc Saikali, “të ndërtojë ura në një kohë kur të tjerët po ndërtojnë mure”.
Intelsat dhe Globecast kanë komunikuar se do të vazhdojnë transmetimin e dy kanaleve të France 24 dhe gjithashtu do të transmetojnë kanalin e ri spanjoll në HD nëpërmjet Intelsat 21.