Qeveria franceze ka vendosur të shpallë gjendjen emergjente për shkak të situatës me koronavirusin. Presidenti Emanuel Macron ka njoftuar mbrëmjen e sotme se në disa prej qyteteve kryesore do të rikthehet kufizimi i lëvizjes për gjashtë javë. Ndalimi i qarkullimit do të jetë nga ora 21:00 deri në orën 06:00 të mëngjesit.
Macron deklaroi se vendimi do të zbatohet në tetë qytete të mëdha në Francë. Në Paris, Grenoble, Lille, Lione, Aix, Marsejë Saint-Etienne, Tolosa, Rouen. Brenda këtij orari do të jenë të mbyllura baret, restorantet, kinematë, teatrot.
“Ky virus po kthehet, jemi në valën e dytë. Ka rritje kudo në Europë, Gjeramani, Spanjë, etj. Është e rëndësishme të themi atë që dimë, që ky virus vret. Tani duhet të reagojmë. Bëjmë 1.4 milionë teste në javë dhe sot kemi 20 mijë raste në ditë dhe 200 persona në remiancion. Institucionet tona të shëndetësisë po hyjnë në një fazë ngarkese dhe jemi të shqetësuar. Në fillim virusi ishte i përhapur në perëndime të vendit, ndërsa tani është në gjithë territorin. Duhet të marrim masa të reja në mënyrë që të ulen rastet e reja dhe ato në reaminacion”,- deklaroi presidenti Emanuel Macron.