“American Idol” është vendosur të kthehet këtë sezon nga FOX në ABC. Por Fox nuk po qëndron duke fjetur, kur vjen puna për të rivalizuar programin që e “braktisi” disa javë më parë.
Fox po planifikon një konkurs të ri të këndimit nga prodhuesi dhe distributori izraelit Armoza Formats. Megjithëse asgjë nuk është finalizuar ende, zhvillimi është përshpejtuar që nga maji, kur ABC ka mbyllur një marrëveshje për të sjellë “American Idol” në televizion vetëm dy sezone pasi Fox anulloi rinovimin e talent show-t.
Armoza bëri shitjen e parë të formatit në prill. Shfaqja është duke u shitur ndërkombëtarisht nën titullin “The Final Four”, por nuk do të shfaqet në SHBA me këtë emër, në mënyrë që të shmanget konfuzioni me turneun e basketbollit për meshkuj dhe femra të NCAA.
“American Idol” përfundoi një shfaqje 15-vjeçare në Fox më 2016. Vendimi për anulimin e programit erdhi si pasojë e rënies së audiencës televizive, të cilën e mbajti rekord me 8 sezone rresht duke filluar nga viti 2003-04.