Dua Lipa dhe i dashuri i saj Anwar Hadid po kalojnë disa momente relaksi në plazh në Tulum.
Ata janë fotografuar ditën e martë teksa ishin duke shijuar prezencën e njëri-tjetrit dhe rrezet e diellit.
Mirëpo, ajo çfarë na bëri përshtypje është cigarja në dorën e Duas.
Pa make up dhe e veshur me biki rozë Dua shihet teksa konsumon një cigare .
Dua dhe Anwar janë treguar të pandashme që kur u bashkuan për herë të parë në qershor të vitit 2019 dhe këngëtarja gjithashtu është bërë e afërt me familjen Hadid.
Anwar, njihet si vëllai i vogël i supermodeleve Gigi dhe Bella Hadid dhe djali i ish-modeles Yolanda Hadid.