E quante prej kohësh gruaja ime, por tani ka zyrtarisht të drejtë. Geti ka postuar foton e parë bashkë me Marinën nga muaji i mjaltit, ku u nisën pak ditë pas dasmës.
Duket që kanë zgjedhur të pushojnë gjatë Geti dhe Marina duke iu afruar përkufizimit “muaj mjalti”. Geti postoi foto sapo shkeli në Xhamajka, para dy javësh, ndërsa Marina priti gjatë sa vendosi të postonte. Sot, megjithatë ka qenë një ditë e pasur me foto.
Marina publikoi para disa orësh disa foto të vetes, ndërsa Geti vetëm pak minuta më parë një foto çift, të parën e këtij muaji mjalti.
“Me grun”, shkruan ai.
Duken vërtet shumë bukur, të nxirë nga dielli i i Karaibeve, me veshje të lehta me motive ekzotike, që nuk duan t’ia dinë për të ftohtin që ka nisur tashmë në Mesdhe.